Ilustrim
Policia kap shqiptarë e serbë që merreshin me drogë
22.11.2019 - 13:11
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, dy shqiptarë dhe një serb për posedim të lëndëve narkotike.
Forcat e rendit kanë konfiskuar 5.1 gr substancë narkotike të llojit kokainë, para të gatshme, celularë dhe një veturë.
Me urdhër të prokurorit të arrestuarit janë dërguar në mbajtje dhe rasti vazhdon të hetohet.
Rasti siç ka bërë të ditur Polica ka ndodhur në Gjilan.