Policia kap 319 kilogram kafe duke u kontrabanduar

319 kilogram kafe janë kapur duke u kontrabanduar gjatë ditës së djeshme, në brezin kufitar Kosovë – Maqedoni.

Sipas njoftimit të Policisë, njësitet policore kanë vërejtur dy kuaj, me ngarkesë, në të cilët ishte ngarkuar e gjithë sasia e kafesë prej 319 kilogramëve.

Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa malli i është dorëzuar Doganës së Kosovës.