Spitali i Gjakovës | Foto: KALLXO.com
Policia jep sqarime pse qëndroi para Spitalit të Gjakovës
Mëngjesin e sotëm një patrullë e policisë ka qëndruar përballë Spitalit Regjional të Gjakovës.
Këtë për KALLXO.com e ka konfirmuar drejtori i Spitalit, Hilmi Shala.
Ai tha se kur ka shkuar në punë e ka parë policinë te spitali, por të njëjtët nuk kanë dhënë arsye pse janë duke qëndruar aty. Shala potencoi tutje se patrulla e policisë nuk kanë qëndruar shumë dhe janë larguar.
“Një patrullë e Policisë ka qenë në mëngjes. Nuk na kanë dhënë sqarime, nuk na kanë kontaktu kanë thënë kemi informacione jemi në aksion. Por nuk kanë nejt as një orë”, tha ai.
“Këto janë detyra ditore”, thotë Nysret Xhurkaj, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, në pyetjen se a ka ndonjë arsye pse kanë qëndruar te Spitali në Gjakovë.
“Këto janë detyra ditore. Jo nuk ka ndonjë arsye tjetër. Për momentin nuk kam informatë më të thuktë”, tregoi Xhurkaj në një prononcim për KALLXO.com.
Tre ditë më parë në adresën e KALLXO.com kishte raportime se një pacient ka kërcënuar verbalisht nga stafi shëndetësor madje për këtë ishte njoftuar edhe Policia e Kosovës.
Xhurkaj thotë se “janë duke u marr me këtë rast”.
Kërcënime të stafit shëndetësor kohëve të fundit janë duke u raportuar shpesh. Mbrëmë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës dy persona kanë kërcënuar verbalisht stafin mjekësor në këtë spital.
Edhe në Spitalin e Mitrovicës pati kërcënime ndaj stafit mjekësor