Foto: KALLXO.com.

Policia jep deteje për zjarrin që ra në një banesë dje në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se nuk ka pasur persona të lënduar, nga zjarri që ka rënë dje me 01.03.2024 në një banesë në rrugën “Shaqir Igrishta” në Prishtinë.

Sipas Policisë, njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit i janë përgjigjur vendit të ngjarjes, ku është bërë evakuimi i një pjese të banorëve të ndërtesës.

Përveç dëmeve material nuk është raportuar për të lënduar, si dhe nuk ka pasur të arrestuar. Rasti vazhdon të jetë nën hetime.