FOTO: KALLXO.com
Policia jep detajet se si u arrestua personi i gabuar pas sulmit me thikë në Ferizaj
Katër persona kanë mbetur lë lënduar pas një sulmi me thikë në Ferizaj mbrëmjen e së hënës (11.12.2024).
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka thënë se ende nuk dihen motivet e këtij sulmi.
Sipas Policisë, dy viktimat e mitura janë të komunitetit ashkali, ndërsa njëri prej burrave të lënduar është shtetas i Shqipërisë.
I dyshuari për këtë vrasje të rëndë në tentativë në Ferizaj, është 62 vjeçari Fadil Islami, i cili dyshohet se me thikë kishte therur dy vajza të mitura dhe dy burra, në tri loakcione të ndryshme në Ferizaj.
Mirëpo, sipas një komunikate të Policisë, thuhet se Policia fillimisht ishte njoftuar se dje më 11.11.2024 rreth orës 15:40, një person ka therur me armë të ftohtë (thikë) katër persona, në tri rrugë të Ferizajt dhe se ishte larguar në drejtim të panjohur.
Pas kësaj, njoftohet se ekipe të shumta të Policisë menjëherë kishin rrethuar zonën dhe se në bazë të informatave të siguruara nga tereni dhe dëshmitarëve, fillimsht ishte ngritur dyshimi se personi që ka kryer veprën ishte 59 vjeçari E. S.
I nëjti, sipas Policisë, ishte arrestuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj.
Më pas, Policia thotë se pas sigurimit të videoincizimeve nga kamerat e sigurisë, fillimisht kanë dyshuar se E. S. ishte i dyshuari për këtë ngjarje, pasi siç thuhet në raport, veshja mbathja, flokët dhe mjekrra përputheshin.
Për këtë, me vendimin e prokurorit të shtetit, i njëjti ishte ndaluar për 48 orë deri në sqarim të plotë të rastit dhe hetimeve.
Tutje, përderisa Policia thotë se hetuesit rajonal kanë vazhduar me punën e tyre në identifikimin e të dyshuarve të tjerë të mundshëm, në orën 03:00 të mëngjesit të së mërtës (12.11.2024) një person tjetër me inicialet F.I i moshës 62 vjeçare nga Ferizaj, ishte vetëdorëzuar në Polici.
“Me vendim të prokurorit të rastit i dyshuari i parë E. S. është liruar, ndërsa i dyshuari me inicialet F. I. është ndaluar në mbajtje për 48 orë procedura tjera hetimore”- ka bërë të ditur Policia e Kosovës, sot më 12.11.2024.
Tutje nga QKUK, sot më 12.11.2024, kanë konfirmuar se gjendja e dy pacientëve të shtrirë në Klinikën Intensive është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
QKUK flet për gjendjen e dy pacientëve që u therën me thikë në Ferizaj
Ndërkaq, Prokuroria Themelore e Ferizajt, ka urdhëruar ndalimin prej 48 orë ndaj të dyshuarit F.I.