Policia jep detajet për të shtënat me armë në drejtim të klubit të natës në Graçanicë

Të dielën e 3 korrikut ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të një klubi nate në Graçanicë.

Ngjarja ka ndodhur pas orës 23:00.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës sigurimi, ka informuar se dy perona të panjohur nga motoçikleta në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të lokalit (disko).

PK-ja ka bërë të ditur se nuk raportohet për persona të lënduar, gjersa në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja.

Rasti është duke u hetuar.