FOTO ILUSTRIM

Policia jep detaje se si u organizua dhunimi i viktimës në Ferizaj

Një vajzë është dhunuar para katër ditëve në Ferizaj. Policia e Kosovës thotë se dhunimi ka ndodhur në ora 09:30.

Policia e Kosovës thotë se kanë arrestuar një vajzë tjetër si të dyshuar kryesore në këtë dhunim. Arrestimi i saj është bërë nën dyshimin se e njëjta ka dhënë ndihmë në dhunimin e viktimës.

E dyshuara me dy të dyshuar të tjerë të panjohur, sipas Policisë dyshohet se kanë marr pjesë apo kanë ndihmuar në dhunimin e viktimës.

Viktima e këtij rasti është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga ana e policisë.