Policia jep detaje se si u kap në flagrancë zyrtari i AQP-së duke marrë ryshfet për tender

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, dy prej tyre zyrtarë të Agjencisë Qendrore të Prokurimit, nën dyshimin për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas Policisë, një person nga një kompani private ka informuar se nga një zyrtar i AQP-së, i është kërkuar ryshfet që kompania të fitojë tenderin.

Policia e ka kapur në flagrancë të dyshuarin, i cili kishte marrë 8 mijë euro para të gatshme.

Lidhur me rastin janë intervistuar tre të dyshuar.

Me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa i treti është liruar në procedurë të rregullt.

Operacioni për arrestimin e zyrtarëve të prokurimit është realizuar dje nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me prokuroritë kompetente.