Policia jep detaje rreth rastit të vrasjes në Gjilan

Personi i vrarë sonte në Gjilan është i moshës rreth 50-vjeçare dhe dyshohet se është nga Bujanovci.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha për KALLXO.com se tashmë i ndjeri ka qenë duke pirë kafe në një kafiteri në Gjilan dhe dy persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe kanë ikur.

Ai tha se të gjitha njësitë janë angazhuar dhe vendi i ngjarjes tashmë është i siguruar.

Vrasje në qendër të Gjilanit