Shirit i Policisë Foto: REL/AP

Policia jep detaje rreth kërcënimit me jetë ndaj sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës

KALLXO.com më herët raportoi se sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit, Betim Reçica, ka thënë se është kërcënuar me jetë nga një biznesmen.

Ai ka thënë se për këtë rast ka njoftuar organet kompetente.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti- Haziraj, ka dhënë sqarime në lidhje me këtë çështje.

“Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar një ankesë për një rast kanosje. Ankesa është trajtuar nga ana e Policisë, janë intervistuar palët e përfshira. Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar në sqarimin e rrethanave që lidhen me ketë ngjarje”, ka thënë Ahmeti-Haziraj për KALLXO.com.

Kërcënohet me jetë sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës e Ambientit