Aksident në Prishtinë Foto: KALLXO.com
Policia jep detaje rreth dy aksidenteve me fatalitet që ndodhën të enjten
Dy persona kanë vdekur si pasojë e dy aksidenteve në Gjilan e në Suharekë, të enjten (16.08.2024).
Sipas raporteve të Policisë së Kosovës, për të dyja rastet, të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.
Në rrugën “Idriz Seferi” në Gjilan, viktima ka qenë këmbësor i cili dyshohet se nga pakujdesia u godit nga automjeti në vendkalim të këmbësorëve, rreth orës 20:00.
Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka vdekurasi që është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) – njofton policia.
Aksidenti tjetër ka ndodhur mes dy veturave me targa vendore “te Ura e Topliqanit” në Suharekë, rreth orës 06:15 dhe si pasojë një prej shoferëve ka vdekur.
Dy trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.