Ilustrim

Policia jep detaje rreth biznesmenit të ndaluar për tenderin që dyshohet se u fitua me dokumente të rreme

Prokuroria e Gjilanit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka ndaluar personin J.M., i cili dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme ka fituar një tender që sipas Policisë kap shumën mbi 47 mijë euro.

“Në mënyrë të kundërligjshme dyshohet se shpallet fitues në shumën prej mbi 47 mijë euro duke manipuluar me dokumentacionin ofertues”, ka njoftuar Policia.

I dyshuari gjatë ditës është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Për të njëtin është thënë se ka fituar një tender për renovim dhe meremetim të objekteve spitalore, në Spitalin Regjional në Gjilan përmes dokumentacionit të rremë.

Tutje është treguar se hetimet për këtë rast kanë filluar qysh nga fillimi i muajit tetor 2021.

“Gjatë kontrollimit të dokumentacionit ofertues të kompanisë është parë se Kompania në fjalë, kishte aplikuar në ketë tender me dokumentacion me përmbajtje të rreme, dhe e njëjta kompani kishte përfunduar si Operatori Ekonomik fitues”, thuhet në njoftimin e Policisë.