Policia jep detaje për zjarrin në qendër të Prishtinës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për zjarrin në qendër të Prishtinës.

Sipas policisë ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri të zjarri, ndërsa ekipet hetimore po merren me rastin.

Tutje policia ka treguar për lokacionin se ku ka rënë zjarri.

“Rreth orës 13:00, është pranuar informata për zjarr në një lokal në rrugën Luan Haradinaj, në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët janë duke bërë përpjekje për të lokalizuar zjarrin në atë pjesë. Për detaje të tjera do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e policisë.

VIDEO- Zjarr i madh në qendër të Prishtinës