Foto: Ilustrim

Policia jep detaje për zjarrin në një biznes në Pejë

Asnjë person nuk është lënduar nga zjarri që ka kapluar sonte një lokal në Pejë.

Kështu ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Zjarri është shuar, persona të lënduar nuk ka, tash hetuesit e kryejnë vendshiqimin, sigurisht do të ftohet edhe eksperti i zjarrit. Këto janë informacionet e fundit që i kemi”, ka thënë ai për KALLXO.com.

KALLXO.com ka raportuar se një lokal është kapluar nga zjarri në Çarshinë e Gjatë në Pejë.

VIDEO: Kaplohet nga zjarri një biznes në Pejë