Zjarri në fshatin Zasellë, Foto: KALLXO.com

Policia jep detaje për zjarret në rajonin e Mitrovicës

Si pasojë e temperaturave të larta, sot në rajonin e Mitrovicës disa zona kanë shpërthyer zjarret.

Sipas Policisë së Kosovës, zjarre ka pasur në fshatin Cërnush, Kçiq dhe fshatin Zasellë, ndërsa nuk ka pasur persona të lënduar.

“Sot rreth prës 15:00 është raportuar për një zjarr në fshatin Cërnush. Zjarri është përhapur në fshatin Kqiq te pishat dhe në fshatin Zasellë. Njësitet policore, zjarrfiksat, FSK dhe KFOR-i janë në gjendje gatishmërie”, ka bërë të ditur Fexhrie Pllana nga Policia e Kosovës.

Ndërsa Drejtori i Emergjencave në Komunën e Mitrovicës, Bahtir Maxhuni në një bisedë me KALLXO.com ka dhënë detaje në lidhje me zjarrin deri sa mohoi se janë duke evakuuar familje për shkak të rrezikshmërisë.

Maxhuni tha se kanë kërkuar nga disa komuna që t`u dalin në ndihmë në rast se zjarri merr përmasa më të mëdha.

Në ndërkohë, për zjarre ka raportuar edhe portali kosovar në gjuhen serbe ‘Kossev’, i cili shkruan se ka zjarr ka pasur edhe në afërsi të Zveçanit.

Zjarr në fshatin Zasellë të Mitrovicës, flet drejtori i emergjencave (FOTO)