Foto: KALLXO.com

Policia jep detaje për vrasjen në Pejë

Një person ka mbetur i vdekur pasi u qëllua me armë zjarri pasditen e sotme në Pejë.

Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë në Rajonin e Pejës, për KALLXO.com ka thënë se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gjin Gazulli” ndërsa policia mori informacione për të shtëna armësh në një lokal.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:35 minuta. Pasi kemi pranuar informatën policia menjëherë i është përgjigjur vendit të ngjarjes. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes policia ka hasur në një person të shtrirë në tokë i cili ishte i plagosur. Janë thirrur edhe emergjenca dhe mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Gashi.

Tutje ai shtoi se të gjitha ekipet relevante të policisë por edhe forenzika janë në vendin e ngjarjes.

KALLXO.com raportoi në lidhje me vrasjen që ndodhi sot në Pejë. Siç ka raportuar KALLXO.com policia ka arritur që të identifikojë të dyshuarin dhe janë në kërkim të të njëjtit.