Policia jep detaje për vrasjen në Lipjan

Pak minuta para mesnatës, një person është vrarë dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Lipjan.

Sipas policisë, pas një konflikti verbal dhe fizik, dy të dyshuar kanë qëlluar me armë zjarri tre viktima dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Viktimat janë dërguar në QKUK, ku njëri prej tyre duke mos i përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku si prova materiale janë sekuestruar, tri gëzhoja, një predhë dhe një fragment metali.

Dy të dyshuarit gjenden në arrati dhe rasti është në procedurë hetimore.