
Policia jep detaje për vrasjen në Gushtericë
08.5.2022 - 08:41
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një zyrtar policor dyshohet se dje ka vrarë një person në fshatin Gushtericë të Graçanicës.
Sipas Policisë, viktima është vëllai i tij dhe i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.
Tutje është thënë se si pasojë e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë dhe trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.
Kurse, i dyshuari është arrestuar dhe me rastin është duke u marrë Inspektorati Policor i Kosovës.
KALLXO.com raportoi dje për vrasjen në fshatin Gushtericë.
.