Policia jep detaje për vrasjen me thikë që ndodhi mbrëmë në Ferizaj

Polica e Kosovës ka dhënë detaje rreth vrasjes me thikë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Ferizaj.

Sipas Policisë, personat e dyshuar ende nuk ja gjetur edhe pse Policia ka bastisur disa lokacione.

Të dyshuarit janë ende në kërkim nga policia.

Sipas policisë, viktima është dërguar në emergjencë nga disa qytetarë ndërsa më vonë është konstatuar vdekja e tij nga mjeku kujdestar, ndërsa trupi i tij është dërguar në IML për obduksion.

Mbrëmë KALLXO.com ka raportuar se një i ri i moshës 24 vjecare ka vdekur si pasojë e plagëve të marra me thikë.

“Rreth orës 20:10, policia ka marrë informatën për një rast të përleshjes mes disa personave ku një person është i lënduar me mjet të ftohtë-thikë.Rasti ka ndodhur në Ferizaj në rrugën 12 Qershori në Ferizaj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, Prokurori dhe ekipi i mjekësisë ligjore. Viktima është B.Q. ( m/shtetas i Republikës së Kosovës i moshës 24 vjeçare) është nga rrethi i Ferizajt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Therja me thikë në Ferizaj, vdes 24 vjeçari

Theret me thikë një person në Ferizaj