Policia jep detaje për vrasjen e rëndë në Viti

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth vrasjes së rëndë që ka ndodhur dje në Viti, rreth orës 11:01.

Sipas Policisë një person u arrestuar pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri  tre persona të tjerë, të cilët kanë pësuar lëndime trupore.

Njëri prej tyre duke mos u përballuar lëndimeve të marra ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas Policisë, njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa nga i dyshuari janë sekuestruar një pistoletë me 9 copë fishekë dhe një pushkë gjuetie me 14 copë fishekë.

“I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje,  ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar, nga njësitet relevante policore”, thuhet në raportin policor.