Shiriti i Policisë së Kosovës. Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com
Policia jep detaje për vrasjen e rëndë në tentativë në Viti
Një plagosje e dyfishtë ndodhi dje, më 08.08.2024, në Viti, e sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës e gjithë ngjarja kishte filluar pas një mosmarrëveshje rreth kontestit pronësor.
Të ndaluar mbetën tre persona, dy të lënduarit e edhe një person tjetër, i cili u arrestua.
Policia tha se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, e se pas rastit u konfiskuan disa armë.
Sipas Policisë nga të dyshuarit janë konfiskuar një AK-47, katër fishekë dhe 14 gëzhoja të kalibrit 7.62mm.
Po ashtu u konfiskua një pistoletë e llojit Sig 14, tre fishekë të kalibrit 9mm, një pushkë gjuetie, një pistoletë Sig auer dhe 28 fishekë të kalibrit 9×19 mm.
PK tha se me vendim të prokurorit që të tre personat e përfshirë janë cilësuar si të dyshuar dhe dërgohen në mbajtje.
Prokuroria në Gjilan tha se tre personat dyshohen për “Vrasje të rëndë në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.
Prokuroria ndalon tre persona për plagosjen e dyfishtë në Viti