Policia jep detaje për vrasjen e dyfishtë në Tiranë

Policia e Shtetit e Shqipërisë, ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e dy personave që ka ndodhur sonte në Tiranë.

Sipas Policisë, në Thumanë është gjetur një automjet, tip “Toyota” duke u djegur dhe dyshohet se është automjeti që kanë përdorur autorët e ngjarjes.

“Targat e mjetit të djegur rezultojnë të vjedhura në Tiranë”, thuhet në njoftim.

Më poshtë e gjeni të plotë njoftimin e Policisë së Shtetit:

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë pak më parë, për ngjarjen e ndodhur te “2 rrathët” në Unazë të Re, ju bëjmë me dije se:

Grupi hetimor ka bërë identifikimin e dy personave që kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri:

Drejtuesi i mjetit shtetasi E. M., 32 vjeç dhe pasagjeri shtetasi A. D., 26 vjeç.

Ndërkohë në Thumanë është gjetur një  automjeti tip “Toyota” duke u djegur dhe dyshohet se është automjeti që kanë përdorur autorët e ngjarjes.

Targat e mjetit të djegur rezultojnë të vjedhura në Tiranë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e ngjarjes si dhe grumbullimin e provave që çojnë në identifikimin e autorëve të ngjarjes.

Vriten me armë zjarri dy persona brenda një veture në Tiranë