Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Policia jep detaje për vjedhjet në Mleqan të Malishevës

Banorët e fshatit Mleqan të Malishevës kanë organizuar sot një protestë ku kanë shfaqin pakënaqësitë e tyre në lidhje me rastet e vjedhjeve që kanë ndodhur në këtë fshat.

Sipas policisë së Kosovës protesta ka kaluar e qetë dhe ishe e paralajmëruar më parë.

Përmes një njoftimi Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë të ofrojë siguri qytetarët dhe inkurajon banorët e fshatit Mleqan që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, për cilindo rast apo persona të dyshuar,

Policia ka bërë të ditur se nga fillimi i këtij viti dhe deri më 07.10.2021 në fshatin Mleqan të Malishevës janë raportuar gjithsej shtatë raste vjedhje në objekte banimi (shtëpi).

“Tri  nga shtatë rastet e raportuara janë zbuluar, të dyshuarit janë arrestuar dhe lëndët e kompletuara janë dërguar në prokurori. Në dy raste tjera kryerësit e mundshëm janë identifikuar, por që aktualisht janë në arrati, ndërsa dy raste tjera mbeten ende nën hetim, ndërkohë që policia po zhvillon hetime intensive për identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia bënë të ditur se për shkak të këtyre vjedhjeve janë shtuar patrullimet në atë zonë.