Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Policia jep detaje për vjedhjen e mbi 4 mijë eurove në zyrat e KEDS-it në Shtime

Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje në zyrat e KEDS-it në Shtime.

Katër persona dyshohet se nën kërcënimin e armës kanë grabitur 4 mijë euro në zyrat e KEDS-it, në rrugën “12 qershori” në Shtime.

Vetura me të cilën të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes është gjetur e djegur në pyll.

Personat e njëjtë dyshohet se nën kërcënimin e armës i kishin grabitur portofolin dhe telefonin edhe një viktimës tjetër.

Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.