Ilustrim

Policia jep detaje për veturën e djegur në Pejë

KALLXO.com para pak qasteve raportoi se një veturë është djegur në qendër të qytetit të Pejës.

Në lidhje më këtë rast, KALLXO.com ka kontaktuar me zëdhënësin e policisë në rajonin e Pejës, Xhevat Ibra, i cili e ka konfirmuar rastin.

“Po, mund të ju konfirmoj se një veturë është përfshirë nga zjarri. Njësitet e nevojshme janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar”, ka thënë Ibra.

Ai tutje ka shtuar se përkundër përpjekjeve të njësiteve, vetura është djegur në tërsi, përderisa polici po heton shkaqet e këtij incidenti.

KALLXO.com ka siguruar edhe fotografi dhe video nga vendi i ngjarjes.