Veturë e djegur në autostradën “Ibrahim Rugova”. Foto: KALLXO.com

Policia jep detaje për veturën e djegur në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Një veturë është djegur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda tij kanë qenë 3 persona të cilët kanë arritur të dalin me kohë, pa lëndime, ndërsa automjeti është djegur tërësisht.

“Një automjet derisa ka qenë duke lëvizur nga Malisheva në drejtim të Prishtinës, kur ka arritur në km-52, shoferi e ka vërejtur se nga automjeti është duke dalë tym, ku pastaj ka arritur të ndalet në pushimore anësore” – tregoi Baki Kelani, zëdhënësi i policisë për KALLXO.com.

Rasti ka ndodhur rreth orës 12:20.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore dhe njësia e zjarrfikësve, të cilët janë duke u marrë me rastin.

Në redaksinë e KALLXO.com janë dërguar disa foto nga vendi i ngjarjes.

Veturë e djegur në autostradën “Ibrahim Rugova”. Foto: KALLXO.com
Veturë e djegur në autostradën “Ibrahim Rugova”. Foto: KALLXO.com