Policia jep detaje për vetëaksidentin me fatalitet në Shtupeq të Madh të Rugovës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vetëaksidentin me fatalitet që ndodhi dje me 03.08.2024 në fshatin Shtupeq i Madh të Rugovës, në Pejë.

Sipas Policisë, viktima derisa ishte duke drejtuar motoçikletën me katër rrota, dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin, me ç’rast ka shkaktuar vetëaksident, ku si pasojë ka marrë lëndime vdekjeprurëse, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Ndërsa lëndime të lehta trupore ka pësuar pasagjeri që ishte me të.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Aksident në Shtupeq të Pejës, një i vdekur