Policia jep detaje për vdekjen në Prishtinë

Policia e Kosovës njofton se gjatë ditës së djeshme në një burrë pasi ka përfunduar orarin e punës, aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i një ndërtese ku ka qenë duke punuar.

Sipas policës ngjarja ka ndodhur në Rr. Robert Doll Prishtinë rreth orës 17:40.  Tutje policia sqaron se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe nga ekipi i mjekëve ka konstatuar vdekjen e tij.

Ndërsa trupi i pa jetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

FOTO: Një i vdekur në Prishtinë, ra nga një ndërtesë