
Foto: Ilustrim
Policia jep detaje për vdekjen e të miturit nga Vushtrria
22.5.2022 - 09:30
Dje një 12-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Bequk të Vushtrrisë. Policia ka dhënë detaje sot duke treguar se viktimën pa shenja jete e ka gjetur vëllai i tij.
“Një mashkull kosovar ka raportuar se në shtëpi ka gjetur vëllain -viktimën mashkull kosovar (i mitur) të shtrirë në dysheme”, thuhet në raportin e Policisë.
Policia ka shtuar se trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për Obduksion dhe rasti vazhdon të hetohet.
Rasti është raportuar në ora 14:12.
Dje, edhe shkolla në të cilën vijonte mësimet viktima, kanë publikuar një njoftim mortor.
.