
Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit të KEK-ut
29.1.2022 - 09:08
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës.
Sipas policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor kurse trupi i pajetë është dërguar në Mjekësinë Ligjore për hetim të mëtutjeshëm.
KEK-u mbrëmë kishte shprehur keqardhje pas vdekjes së punëtorit.
Sipas KEK-ut vdekja e B.I ka qenë vdekje tragjike dhe ka ndodhur në shtëpinë e tij në fshatin Zabel i Ulët të komunës së Drenasit.
“Të tronditur nga largimi i parakohshëm nga jeta i kolegut Besim Ibrahimi. Ngushëllime të sinqerta familjarëve për këtë humbje të rëndë”, thuhet në njoftimin e Korporatës.
Deri më tash, ende nuk ka pasur ndonjë njoftim zyrtar në lidhje me arsyet e vdekjes.