Policia jep detaje për vdekjen e oficerit të FSK-së

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e oficerit të FSK-së, i cili dyshohet se ka bërë vetëvrasje.

Sipas raportit ditor të policisë, rreth orës 15:55 njësitë policore e kanë hasur viktimën në Parkun e Arbërisë.

Policia thotë se vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse.

Tutje është bërë e ditur se me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Kryen vetëvrasje një oficer i Forcës së Sigurisë së Kosovës

.