Policia jep detaje për tentim vrasjen e mbrëmshme në Prishtinë

Mbrëmë rreth orë 23:00 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Hilmi Rakovica” në Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas Ahmetit, Policia në koordinim me prokurorinë ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin i cili është cilësuar, vrasje në tentativë.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku dyshohet se nga një veturë në lëvizje është shtënë në drejtim të një veture tjetër” – ka shpjeguar ajo për KALLXO.com.