Policia jep detaje për të vdekurit dhe të lënduarit në aksidentin në Ferizaj

Katër të vdekur sot në një aksident në magjistralen Ferizaj-Shtime.

Policia e Ferizajt ka njoftuar se viktimat nga ky aksident janë : N.R, 39-vjeçar (drejtues i automjetit), Xh.R, 60-vjeçare , S.R. 32-vjeçare dhe Y.R. 12-vjeçar.

“Deri te aksidenti i komunikacionit, dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve Audi me targa vendore, e drejtuar nga E.M ( M/SHK/) 22 vjeçar po qarkullonte, nga drejtimi i Ferizajt në drejtim të Shtimes dhe me të arritur në fshatin Koshare, për shkaqe ende të panjohura, kalon në anën tjetër të lëvizjes dhe ndeshet me automjetin VW Golf me targa vendore, i cili po qarkullonte në drejtimin e kundërt , nga Shtimja në drejtim të Ferizajt”, thuhet në komunikatën e forcave të rendit.

Ndërkaq, janë lënduar edhe 3 personna të tjerë: I.R, 32-vjeçare, e cila është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë, e cila ishte pasagjere në automjetin VW Golf.

Dhe të lënduarit tjerë, Y.H. 21-vjeçar dhe L.H. 21-vjeçar, të cilët ishin pasagjerë në automjetin Audi, të njëjtit, pasi kanë marrë tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj janë liruar.

“Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor – Ferizaj , i ka  marr të gjitha masat e nevojshme për hetimin e rastit , në koordinim edhe me Prokurorin e Shtetit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, i cili ka dalur në vendin e aksidentit. Me vendim të tij, trupat e pajetë dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa i dyshuari ( drejtuesi i automjetit Audi ) E.M, ndalohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet tutje në komunikatën e Policisë së Ferizajt.