Policia jep detaje për të dyshuarin për therjen e të miturit me thikë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i mituri i dyshur për therjen me thikë të një të mituri tjetër sot në Prishtinë është dërguar në mbajtje për 24 orë.

Kështu ka njoftuar për KALLXO.com, zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Referuar rastit të lëndimit trupor të ndodhur në afërsi të shkollës fillore ‘Ismail Qemali’ në Prishtinë, pas kryerjes së veprimeve hetimore nga ana e policisë me rekomandimin e prokurorit te shtetit i dyshuari i mitur është dërguar në mbajtje prej 24 orësh, për rastin lëndim i lehtë trupor”, ka njoftuar ai.

KALLXO.com ka raportuar se viktima është liruar nga spitali.

Lirohet nga spitali i mituri që u ther me thikë sot në Prishtinë