Policia jep detaje për sulmin ndaj makinës së EULEX-it në Zveçan

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 10 dhjetor në fshatin Rudarë të komunës së Zveçanit është raportuar se nga persona të panjohur ka pas sulm me bombë çorientuese (shok bombë) ndaj patrullës monitoruese të misionit EULEX.

Sipas policisë, lidhur me rastin nuk është raportuar për persona të lënduar apo dëme materiale.

Këtë rast policia po e trajton si ‘rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare’.

“Fsh. Rudar, Zveçan 10.12.2022 – Në datën e cekur është raportuar se nga persona NN ka pasur sulm me bombë çorientuese (shok bombë) ndaj patrullës monitoruese të EULEX-it. Nuk raportohet për të lënduar dhe as dëme materiale”- thuhet në raport.

Sulmin ndaj makinës së EULEX e kanë dënuar zyrtarët shtetëror të Kosovës, si dhe ambasadorë e përfaqësues tjerë të Evropës e vendeve të QUINT-it.

EULEX sulmohet me shok-bombë në veri