Mitrovice e Veriut, Foto: Luljeta Beselica, KALLXO.com, 01.06.2023

Policia jep detaje për sulmin ndaj dy shqiptarëve në Mitrovicë të Veriut - FOTO

Policia e Kosovës ka konfirmuar sulmin ndaj dy shqiptarëve sot, të cilët kanë qenë duke qëndruar në hyrje të sheshit në Mitrovicë të Veriut.

Policia në një komunikatë për media thekson se “viktimat janë sulmuar nga një grup kriminelësh” të cilët kanë qenë të maskuar dhe të organizuar për sulmin e kryer.

“Njësitet policore kanë intervenuar menjëherë për të parandaluar sulmin, përderisa personat e dyshuar kanë ikur në drejtime të ndryshme të qytetit të Mitrovicës Veri. Si pasojë e sulmeve dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”- njofton tutje Policia.

Organet e rendit kanë theksuar se aktet e tilla kriminale, nuk i shërbejnë sigurisë dhe qetësisë publike, “iu shërbejnë vetëm individëve apo grupeve të caktuara kriminale, andaj Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimet e saja policore, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe ofrimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve në nivel vendi.”

Drejtoresha e spitalit të Mitrovicës, Luljeta Zhubi ka folur për gjendjen shëndetësore të lënduarve.

“Njëri ka lëndime më te rënda trupore e i cili është duke iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore, ndërsa tjetri është lëshuar për në shtëpi”- ka thënë Zhubi.

Pamje të ndjeshme në fotot e mëposhtme:

Personi i lënduar nga sulmi në Mitrovicë Veriore, foto:Policia e Kosovës, 01.06.2023
Personi i lënduar nga sulmi në Mitrovicë Veriore, foto:Policia e Kosovës, 01.06.2023

Dyshohet se dy shqiptarë u sulmuan fizikisht në Mitrovicë të Veriut