Barrikadat në Rudarë, Foto: KALLXO.com/ 14.12.2022

Policia jep detaje për sulmin e djeshëm ndaj gazetarëve në veri të Kosovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy gazetarë gjatë ditës së djeshme janë sulmuar, në fshatin Zupq të komunës së Zubin Potokut, aty ku ndodhen aktualisht barrikadat e vendosura nga serbët lokal.

Sipas Policisë, gazetarët janë sulmuar me gurë nga disa të dyshuar të cilët kanë qenë të maskuar.

Gazetarët kanë arritur të largohen me veturë nga vendi i ngjarjes, ndërsa për shkak të shqetësimit kanë pranuar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga Policia e Kosovës.

Ndaj këtij sulmi ndaj gazetarëve të Klan Kosova, ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), të cilët kanë bërë thirrje organeve kompetente të marrin masa për sigurinë e gazetarëve.

Ky është sulmi i tretë që ndodh ndaj gazetarëve në veri të Kosovës, prej që janë vendosur barrikadat nga serbët lokal atje.

AGK për sulmin ndaj ekipit të Klan Kosovës: Të merren masa për të siguruar gazetarët