Policia jep detaje për shpërthimin në pompën e derivateve ku vdiq një person

KALLXO.com ka raportuar mbrëmë se një person ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga djegia e veturës së tij në Ferizaj.

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga shpërthimi lëndime trupore në dorë ka pësuar edhe një grua, punëtore e marketit të pompës.

Me urdhër të prokurorit trupi i karbonizuar i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Vetura e djegur është tërheqë për procedura hetimore, rasti vazhdon të hetohet.

Rasti ka ndodhur në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.