Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Policia jep detaje për shpërthimin mbrëmë në një lokal në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se shpërthimi që ka ndodhur dje me 02.11.2024 në një lokal në Prishtinë, dyshohet se ka ndodhur për shkak të një motoçiklete elektrike e cila ishte brenda lokalit.

Sipas Policisë, njësitë relevante policore, emergjenca dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

Përveç dëmëve material nuk është raportuar për të lënduar.