Policia jep detaje për rrokullisjen e kamionit me beton

KALLXO.com gjatë ditës së sotme raportoi për një aksident trafiku në rrugën Klinë- Gjakovë, saktësisht në fshtin Qupevë, ku një kamion i betonit ishte rrokullisur në mes të rrugës.

Zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Driton Rugova ka dhënë detaje për KALLXO.com se si ka ndodhur aksidenti.

“Rreth orës 12:00 policia ka pranuar informatën për një vetaksident trafiku në fshatin Qupevë. Si pasojë e këtij vetaksidenti një person ka pësuar lëndime trupore”, ka thënë Rugova.

Ai tutje ka shtuar se i aksidentuari është dërguar në spital për tretman mjekësor.

KALLXO.com ka siguruar sot video nga vendi ku është rrokullisur kamioni me beton.

Video: Rrokulliset kamioni i betonit në rrugën Klinë- Gjakovë