Ilustrim

Policia jep detaje për rrahjen me shufra në Mitrovicë

Një rrahje e përgjakshme mes disa personave ka ndodhur sot në Mitrovicë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i cili ka bërë të ditur se rasti është raportuar në polici sot rreth orës 18:00.

“Një rrahje mas disa personave është raportuar rreth orës 18:00, në rrugën “Mretëresha Teutë”, në Mitrovicë”. Në lidhje me këtë rast, policia aktualisht është duke intervistuar tre persona të dyshuar”, tha Zahiti.

Zahiti ka bërë të ditur se dy persona kanë kërkuar tretman mjekësor si pasojë e lëndimeve.

“Rasti po vazhdon të trajtohet”, ka thënë Zahiti.

KALLXO.com para pak minutave publikoi fotogafi dhe video nga vendi ku kishte ndodhur rasti.