Ilustrim

Policia jep detaje për rrahje mes zyrtarëve të Gjykatës së Prishtinës

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Pallatin e Drejtësisë, në Gjykatën Themelore, në Prishtinë është arrestuar një referent, pasi i njëjti sipas policisë dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një administrator në Gjykatën Themelore Prishtinë.

“I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Punonjësi i Gjykatës së Prishtinës ndalohet pasi dyshohet se sulmoi një pjesëtar të personelit brenda institucionit