Foto: Pixabay

Policia jep detaje për rastin në Gjilan ku një burrë u gjet pa shenja jete

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin në Gjilan, ku më 11.02.2025 një burrë u gjet pa shenja jete, në oborrin e shtëpisë së tij.

Rastin që ka ndodhur rreth orës 15:00 e për të cilin KALLXO.com kishte raportuar të martën, Policia e ka cilësuar si: “vetëvrasje”.

“Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete, në oborrin e shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.” – tha Policia në Raportin 24-orësh.

Të shtëna me armë, vdes në rrethana të dyshimta një person në Gjilan