Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Policia jep detaje për rastin e therjes me thikë në Gjilan
14.11.2024 - 11:01
Policia e Kosovës ka dhënë detjae në lidhje me therjen me thikë të një 24-vjeçari më 13.11.2024 në rrugën “Isa Boletini” në Gjilan.
Policia ka njoftuar se viktima fillimisht është dërguar në emergjencën e Gjilanit e më pas për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Rasti dyshohet se ka ndodhur pas një mosmarrëveshje.
“Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori”- thuhet në njoftim të Policisë.
KALLXO.com raportoi të mërkurën për rastin: