Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Policia jep detaje për rastin e plagosjes në Prizren

Të hënën rreth orës 17:00 pas një mosmarrëveshje mes 5 personave në Prizren, njëri prej të dyshuarve ka qëlluar me armë zjarri viktimën që është duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit.

Sipas policisë, lidhur me rastin janë intervistuar katër të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Tutje, në raport policor potencohet se si provë materiale është konfiskuar një pistoletë.

Rasti që është duke u hetuar po trajtohet si “tentim vrasje”.