Ilustrim

Policia jep detaje për punëtorin që u lëndua në vendin e punës në Gjakovë

Një punëtor ka mbetur i lënduar dje në vendin e punës në Gjakovë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për KALLXO.com, se punëtori ishte në një fabrikë duke bartur një ngarkesë nga një kamion dhe dyshohet se është rrëzuar nga kamioni.

“Në një fabrikë, viktima duke bërë një ngarkesë në një kamion dyshohet se është rrëzuar nga rimorkio me ç’rast ka pësuar frakturë në dorë” – ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Viktima, sipas Policisë, është dërguar në Spitalin e Gjakovës për tretman mjekësor ndërsa ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12:00.

Gjakovë, lëndohet një punëtor në vendin e punës