Policia jep detaje për prerjen e gomave të veturës zyrtare të komunës së Prishtinës

Një zyrtar i Komunës së Prishtinës ka raportuar në polici se gomat e veturës së tij janë dëmtuar nga një person i dyshuar.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Prishtinë.

Zyrtari i komunës ka bërë të ditur se vetura ka qenë veturë zyrtare e Komunës së Prishtinës.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore dhe po merren me rastin, derisa rasti po hetohet si dëmtim i pronës.

Shpend Ahmeti publikon videon kur një person ia shpon me thikë gomat e veturës zyrtare