Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Policia jep detaje për plagosjen në Prishtinë
12.8.2024 - 10:25
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pasi dyshohet se është plagosur nga arma e zjarrit nga një i dyshuar.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur në Prishtinë, më 11.08.2024, rreth orës 05:40.
I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me një motoçikletë bashkë me një të dyshuar tjetër, njofton Policia.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.
“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë, ndërsa personi i lënduar pas tretmanit mjekësor është liruar” – thuhet në njoftimin e Policisë, më 12.08.2024.
Rasti është inicuar si “Vrasje në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje” dhe është duke u hetuar.