Plagosja në Podujevë, Foto: KALLXO.com

Policia jep detaje për plagosjen në Podujevë

Dy persona dyshohet se kanë mbetur të lënduar si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri që ka ndodhur në Podujevë.

Zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se të plagosuri janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Sipas Borovcit, sot rreth orës 16:00, policia ka pranuar informata për rastin dhe menjëherë njësitet e nevojshme kanë dalë në vendngjarje.

“Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit” – ka thënë ai.

Tutje, zëdhënësi tregoi se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë dhe se policia ka vazhduar me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes.

“Ndërkohë që të plagosuri janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia ka vazhduar me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në rast”- ka shtuar ai.

Plagosje me armë zjarri në Podujevë