Ilustrim

Policia jep detaje për plagosjen në Gjilan

Një person është arrestuar mbrëmë në Gjilan  rreth orës 19:00 pasi i njëjti ka qëlluar më armë zjarri një person tjetër.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti dyshohet të ketë ndodhur si shkak i një mosmarrëveshjeje.

Në vendin e ngjarjës, Policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, një pushkë gjuetie, 11 fishekë dhe një gëzhojë.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

KALLXO.com ka raportuar mbrëmë për këtë incident

Plagosje në Gjilan